Liderët e koalicionit që e fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të takohen të dielën për bisedime rreth përbërjes së qeverisë.
Ata pritet të bisedojnë rreth të gjitha çështjeve të hapura, që janë aktuale në këtë fazë të negociatave, sa i përket qeverisë së re, është vendosur në takimin e mbajtur të shtunën mbrëma.
Ora e këtij takimi nuk është bërë e ditur, por është paraparë që takimi të mbahet të dielen, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”.
Gjatë bisedimeve të së shtunës, në të cilat nuk kanë marrë pjesë krerët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të ZI”, Zdravko Krivokapiq, “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq dhe “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazoviq, është biseduar rreth mënyrave të formimit të qeverisë, ka thënë një burim për “Vijesti”.
Ky burim ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë vendim konkret, por se nga takimi ka dalur qëndrimi që “disa çështje të definohen”.
-
Partitë e pakicave në bisedime për qeverinë e re në Mal të Zi
-
Parlamenti i Malit të Zi mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve
-
Abazoviq: Nuk është qeveri e qëndrueshme ajo në të cilën nuk marrim pjesë
-
Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi
-
Mali i Zi sot mban zgjedhjet, në një kohë të ndasive të thella politike