Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parisi, Kievi, shtetet baltike i reagojnë Kinës, e cila vuri në dyshim sovranitetin e Ukrainës

Franca, Ukraina dhe shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, kanë shprehur shqetësimin pasi ambasadori i Kinës së Paris ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendeve ish-sovjetike, siç është Ukraina, raportoi të dielën Reuters.

I pyetur për pozicionin e tij nëse Krimea është pjesë e Ukrainës ose jo, ambasadori kinez, Le Shaye, ka thënë se historikisht ishte pjesë e Rusisë dhe i është ofruar Ukrainës nga ish-lideri sovjetik, Nikita Hrushovi.

"Këto vende ish-BRSS nuk kanë status aktual në të drejtën ndërkombëtare sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran", shtoi Shaye.

Franca u përgjigj të dielën duke deklaruar solidaritetin e plotë të saj, me të gjitha vendet aleate të prekura, të cilat tha se kishin fituar pavarësinë e tyre pas dekadash shtypjeje.

"Për Ukrainën në mënyrë specifike, ajo u njoh ndërkombëtarisht brenda kufijve duke përfshirë Krimenë në vitin 1991 nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Kinën”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Ai shtoi se Kina do të duhet të sqarojë nëse këto komente pasqyrojnë pozicionin e saj apo jo.

Edhe Kina distancohet nga deklarimet e ambasadorit të saj që vuri në pikëpyetje pavarësinë e Ukrainës Botë Kina distancohet nga deklarimet e ambasadorit të saj që vuri në pikëpyetje pavarësinë e Ukrainës

Tre shtetet baltike dhe Ukraina, të gjitha dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, reaguan në të njëjtat linja si Franca.

"Është e çuditshme të dëgjosh një version absurd të historisë së Krimesë nga një përfaqësues i një vendi që është skrupuloz për historinë e tij mijëravjeçare”, shkroi në Twitter Mykhailo Podolyak, ndihmës i lartë presidencial ukrainas.