Franca shprehu sot shqetësimin e saj përballë numrit të lartë të viktimave dhe të arrestimeve gjatë një lëvizje kontestuese që po zhvillohet në Iran.
Në një komunikatë, Ministria e Punëve të Jashtme garantoi se “autoritetet franceze ndjekim me vëmendje situatën në Iran. E drejta për të manifestuar lirisht është një e drejtë themeltare. E njëjta gjë vlen edhe për qarkullimin e lirë të informacionit”.
“Franca shpreh shqetësimin e saj përballë një numri të lartë viktimash dhe arrestimesh. Këto çështje, si në mënyrë të përgjithshme respektimi për të drejtat e njeriut, do të jenë në zemër të shkëmbimeve tona me autoritetet iraniane në javët në vijim”, thekson diplomacia franceze.
Një lëvizje kontestuese kundër vështirësive ekonomike dhe pushtetit, e paprecedentë që prej vitit 2009, filloi para gjashtë ditësh në Iran duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave, mes të cilëve 16 manifestues.
-
Ka shkuar në të paktën 5,000 numri i të vdekurve nga protestat në Iran
-
Dyshohet për mijëra të vdekur nga shtypja e protestave në Iran
-
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar
-
Kreu i policisë së Iranit paralajmëron masa të ashpra ndaj protestuesve
-
Të paktën 65 të vrarë në dy javë protesta në Iran. Trumpi e përsërit kërcënimin