Një zyrtar i lartë i OKB-së ka thënë se grupi i Shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS, po synon gjithnjë e më shumë të sulmojë Europën.
“ISIS, pavarësisht presionit të vazhdueshëm ushtarak, vazhdon të rezistojë, veçanërisht në Mosul dhe Raqa”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike Jeffrey Feltman, duke shtuar se grupi ekstremist ka riorganizuar strukturën e tij ushtarake, duke i dhënë komandantëve lokalë më shumë pushtet dhe sulme frymëzuese jashtë zonave të konfliktit.
Megjithëse vëllimi i mesazheve nga grupi i Shtetit Islamik ka rënë në 16 muajt e fundit, tha ai, “kërcënimi vazhdon, ndërsa mbështetësit jashtë Sirisë dhe Irakut mbledhin dhe shpërndajnë këtë propagandë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Shteti Islamik po riaktivizon luftëtarët, synon rikthimin në Siri dhe Irak
-
Komandanti sirian paralajmëron se ISIS-i po ringjallet
-
Sulmet e Shtetit Islamik u dyfishuan në Irak e Siri krahasuar me vitin e kaluar
-
SHBA: Afrika është bërë caku kryesor i sulmeve terroriste
-
Ekstremistët islamikë planifikojnë “sulme të shpejta” pas heqjes së kufizimeve të COVID-19