Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekstremistët islamikë planifikojnë “sulme të shpejta” pas heqjes së kufizimeve të COVID-19

Ekstremistët islamikë po planifikojnë “të zbatojnë planet për sulme” pas heqjes së kufizimeve në lëvizje të vendosura gjatë pandemisë Covid-19, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Një raport i bazuar në agjencitë e inteligjencës të vendeve anëtare të OKB-ës gjatë gjashtë muajve të fundit thotë se Shteti Islamik do të kërkojë të “përfundojë margjinalizimin e tij nga lajmet” me një valë akte dhune dhe ka vërejtur se grupi kohët e fundit u ka bërë thirrje mbështetësve të kalojnë më pak kohë në rrjetet sociale për të filluar operacione kundër armiqve të saj, shkruan The Guardian.

Megjithëse kërcënimi i sulmeve terroriste nga ekstremistët islamikë mbetet relativisht i ulët në “zonat jo-konfliktuale” siç është Evropa, por ekspertët e OKB-së besojnë se pandemia do t’u sigurojë ekstremistëve islamikë mundësi të konsiderueshme për të zbatuar planet e tyre, pasi janë mirë-vendosur nëpër vend të caktuara.