“Faza e ardhshme është duke ardhur”, u ka thënë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ushtarëve të tij, të shtunën gjatë ditës, duke dhënë paralajmërimin e ri për ndërhyrje tokësore në Gaza.
Lideri po fliste nga Izraeli jugor, sipas videos së postuar në Twitter nga zyra e tij .
“Jemi të gjithë gati”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Të shtunën, Izraeli u ka dhënë afat deri në orën 16:00 civilëve palestinezë që të largohen nga qyteti i Gazës drejt pjesës jugore të Rripit. Tashmë afati ka përfunduar.
Lufta në Lindjen e Mesme shpërtheu javën e shkuar pasi grupi militant palestinez Hamas nisi ofensivë ndaj Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj menjëherë me sulme të ashpra. Deri tash kanë humbur jetën mijëra qytetarë nga dy krahët.
עם הלוחמים שלנו בעוטף עזה, בקו החזית. כולנו מוכנים.
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) October 14, 2023
(צילום: אבי אוחיון, לע״מ) pic.twitter.com/TiGzHcWhPK
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës
-
Netanyahu thotë se popullsia e Gazës do të zhvendoset për ofensivën e re
-
Netanyahu: Izraeli po krijon një korridor të ri të sigurisë në Gaza
-
Rikthimi i sulmeve në Gaza është vetëm fillimi, thotë Netanyahu