New York, 23 mars – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Antonio Guterres, ka paralajmëruar për krizën globale të ujit, duke theksuar se “mungesa e ujit është një shqetësim i madh”.
“Me kërkesën për ujëra të ëmbla, që është projektuar të rritet me më shumë se 40 për qind nga mesi i shekullit dhe me ndryshimin e klimës që ka një ndikim në rritje, mungesa e ujit është një shqetësim i madh”, tha Guterres në lançimin e Dekadës Ndërkombëtare për Veprim mbi Ujin për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Dekada, e cila u lançua me rastin e Ditës Botërore të Ujit, do të zgjasë midis viteve 2018 dhe 2028.
Shefi i OKB-së tha se një në katër persona do të jetojnë në vende ku mungesa e ujërave të ëmbla do të jetë kronike ose e përsëritur deri në vitin 2050.
“Ne nuk guxojmë të mos e marrim seriozisht paqen ose burimet tona të çmuara dhe të brishta ujore. Sot, 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga mungesa e ujit. 80 për qind e ujërave të zeza shkarkohen pa u trajtuar në mjedis dhe më shumë se 90 për qind e fatkeqësive janë të lidhura me ujin”, tha Guterres.
“Më shumë se dy miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të sigurt dhe më shumë se 4,5 miliardë njerëz nuk kanë shërbime adekuate të kanalizimeve”, shtoi ai.
-
Guterres: OKB-ja është afër kolapsit financiar
-
Guterres thotë se po “dështohet moralisht” në luftën kundër ngrohjes globale
-
OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda
-
Liderët e NATO-s prezantojnë marrëveshje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit