Kryeministri i Sllovakisë, Eduart Heger, ka dhënë një paralajmërim të frikshëm për shtetin e tij nëse Rusia e mposht Ukrainën, raportoi CNN-i të mërkurën.
Në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se Sllovakia do të jetë në radhë për luftë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse Ukraina dështon, Sllovakia është e radhës. Ukraina duhet të fitojë”, ka thënë Heger.
Ai kritikoi anëtarët e Bashkimit Evropian për varësi të madhe ndaj energjisë së Rusisë.
“Ne shkëmbyem vlerat tona për gaz dhe naftë të lirë për një kohë të gjatë. Kompromisi me Putinin shkaktoi një luftë në Ukrainë. Një luftë agresive, njerëzit po vdesin”, shtoi ai.
Heger i kërkoi bllokut që të punojë me Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor që të krijojë “rregulla në mënyrë që të mund të anëtarësohen në BE”.
Ukraina në vitet e fundit ka thelluar lidhjet ekonomike dhe politike me BE-në dhe ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet BE-së. Shtetet në Ballkanin Perëndimor po ashtu e kanë kërkuar prej kohësh anëtarësimin.