Presidenti amerikan, Joe Biden, mbrojti vendimin e tij për t'iu përmbajtur afatit të tërheqjes të së martës. Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë arritur kohë më parë objektivat e vendosura në vitin 2001, kur rrëzuan talebanët për strehimin e militantëve të Al-Qaedas që organizuan sulmet e 11 shtatorit.
Por, ai ka nxitur kritika të rënda nga republikanët dhe disa bashkëpartiakë demokratë për veprimet e tij që kur talebanët morën Kabulin këtë muaj pas përparimit të rrufeshëm dhe rënies së qeverisë së mbështetur nga SHBA-ja.
Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për të punuar me qeverinë e re talebane nëse nuk kryen hakmarrje kundër kundërshtarëve.
Zëdhënësi i talebanëve, Mujahid, tha se grupi dëshironte të vendoste marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht armiqësisë prej dy dekadash. "Emirati Islamik dëshiron të ketë marrëdhënie të mira diplomatike me të gjithë botën", tha ai. \ Ap