Aktivistët e komunitetit LGBTI në Serbi, sot do të mbajnë paradën në qendër të Beogradit, nën masa të shtuara të sigurisë.
Parada e krenarisë do të jetë ngjarja e fundit e aktiviteteve të Javës së Krenarisë në Beograd, që përmbante shfaqje të filmave, ekspozita, konferenca dhe debate.
Organizatorët e ngjarjes nën slloganin “Thuaj Po”, shfaqën listën e kërkesave të këtij komuniteti, që përfshijnë: rregullim të dokumenteve zyrtarë për transgjinorët, reforma arsimore në tekstet me përmbajtje diskriminuese si dhe mbrojtje nga krimet që vijnë nga urrejtja. /Rel
Rreth 100 persona kishin marrë pjesë në një paradë të ngjajshme në qershor, e cila përfundoi pa ndonjë incident të madh.
Aktivistët theksojnë se paragjykimet ndaj komunitetit LGBTI janë problem i theksuar në Serbi.
-
Marshimi i “Javës së krenarisë” në Beograd në hije të tensioneve
-
Në Beograd dhe Shkup mbahet Parada e Krenarisë
-
Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë
-
“Barazi ose revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në kryeqytet
-
“Parada e Krenarisë”, marshuesit në Beograd dënojnë dhunën e policisë kundër protestuesve