Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa: Migrimi është skandal shoqëror i njerëzimit

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve që të luten për të gjithë emigrantët dhe ata që po persekutohen ose janë viktima të rrethanave armiqësore. Ai ka folur gjatë adresimit të tij të përjavshëm në sallën Papa Pali i Gjashtë në qytetin e Vatikanit.

Lideri katolik ka thënë se njerëzit ua kanë kthyer shpinën shtëpive të tyre për shkaqe politike dhe historike. Ai ka thënë se askush nuk mund t’i mbyllë sytë sot para emigrimit. “Është skandal shoqëror i njerëzimit”, ka thënë Papa Françesku.

Evropa ka vazhduar të jetë cak i shumë emigrantëve nga shtetet në luftëra dhe trazira politike në Lindje të Mesme dhe Azi. Shumë emigrantë janë fundosur gjatë përpjekjes së tyre për Evropë.