Regjisori gjerman, Wim Wenders, i ka treguar BBC-së pse mundësia për ta xhiruar një dokumentar me Papa Françeskun ishte një bekim i zbritur prej qiellit.
Gjatë rrjedhës së karrierës së tij prej pesëdhjetë vjetësh, Wim Wenders ka punuar me figura të tilla të njohura të njerëzimit, si Mel Gibson, Alicia Vikander dhe bendin e njohur të rockut “U2”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithatë regjisori gjerman fitoi nam botëror të nivelit të ri kur pranoi një ftesë nga Vatikani për të xhiruar një film për Papën.
Kombinimi i intervistave me Atin e Shenjtë me pamje nga udhëtimet e tij, “Papa Françesku: Njeri i fjalës”, tregon subjektin e tij duke iu drejtuar audiencave larg më të mëdha se mund t’i menaxhojë një yll i njohur.
Andaj, a shihte Wenders ndonjë ngjashmëri me disa prej bashkëpunëtorëve të tij gjatë katër pasditeve të shpenzuara me Atin e Shenjtë?... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Martin Scorsese me projekt të ri filmik për Papa Françeskun
-
Papa Leo pret yjet e Hollywoodit në Vatikan, i shqetësuar për rënien e shikueshmërisë në kinema
-
Kinematografia dhe “arti i zhdukjes”
-
Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film
-
Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë