Papa Françesku ka thënë se përdorimi i mercenarëve nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë çeçenë dhe sirianë, është monstruoz.
Papa këto komente i ka bërë në një artikull në gazetën e përditshme italiane “La Stampa”.
Ai i ka përshkruar trupat ruse si “të egër dhe mizorë” duke shtuar se ukrainasit po luftojnë për mbijetesë, shkruan BBC-ja të martën.
Papa Françesku shpreson se do ta takojë patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në shtator, në Kazakistan.
Ai ka shtuar se nuk duhet të harrohet problemet reale nëse kërkohet që ato të zgjidhen.
“Është gjithashtu e vërtetë që rusët menduan se gjithçka do të përfundonte brenda një jave. Por ata llogaritën gabim. Ata takuan një popull trim, një popull që po lufton për të mbijetuar dhe që ka një histori lufte”, tha ai.
-
Papa Françesku e quan masakër luftën në Ukrainë
-
Papa Françesku bën thirrje për paqe në Lindje të Mesme dhe Ukrainë
-
Papa: Lufta është një e keqe, le të lutemi për ata që vuajnë
-
Në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku lutet për paqen në Lindjen e Mesme e Ukrainë
-
Papa Françesku ripërsërit thirrjen për paqe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme