Papa Françesku foli për Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, e cila këtë vit shënon 75-vjetorin e shpalljes së Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR), gjatë fjalimit të tij të dielën.
“Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, më 10 dhjetor të vitit 1948, u nënshkrua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut”, tha Papa.
“Është një rrugë në të cilën janë bërë shumë hapa përpara. Por shumë mungojnë ende dhe ndonjëherë, për fat të keq, ne shkojmë prapa. Angazhimi për të drejtat e njeriut nuk përfundon kurrë”.
“Në këtë drejtim, jam pranë të gjithë atyre që pa proklamuar luftojnë dhe flasin personalisht për të mbrojtur të drejtat e atyre që nuk llogariten konkretisht në jetën e tyre të përditshme,” shtoi në fund ai.
-
Papa Leoni i bën thirrje SHBA-së të mirëpresë migrantët
-
Papa Leoni thotë se e drejta për një shtyp të lirë shpesh shkelet
-
Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që gëzojnë burrat
-
Trumpi urdhëron që flamujt në SHBA të ulen në gjysmështizë në nderim të Papës Françesku
-
Papa bën thirrje për armëpushim “në të gjitha frontet”