Papa Françesku ka bërë thirrje për hapa konkret për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjithashtu për ta shmangur rrezikun e një katastrofe bërthamore në Zaporizhzhia.
Duke folur për audiencën e tij të përjavshme në Vatikan, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ai e ka dënuar luftën duke iu referuar edhe vdekjes së Darya Dugina, vajza e një prej aleatëve të Putinit, të cilës iu bombardua vetura afër Moskës të shtunën, raporton BBC-ja të mërkurën.
Ai gjithashtu ka thënë se ata që përfitojnë nga lufta në Ukrainë janë kriminel të cilët vrasin njerëzimin.
Në një intervistë për Reutersin muajin e kaluar, Papa ka thënë se dëshiron të shkojë në Kiev por gjithashtu edhe në Moskë për të promovuar paqen.
Artikuj të ngjashëm