Papa Françesku ka dënuar të dielën krizën humanitare në Etiopi dhe ka bërë thirrje që në rend të parë të vihet dialogu. Duke folur para pelegrinëve në sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë ka thënë se po përcjell me shqetësim lajmet që po vijnë nga Briri i Afrikës, sidomos në Etiopi.
Lufta në rajonin e trazuar të Tigrejt ua ka marrë jetën mijëra personave dhe shumë të tjerë po vuajnë për shkak të mungesës së ushqimit.
Programi Botëror i Ushqimit u ka bërë thirrje javën e kaluar të gjitha palëve që të lejojnë dërgimin e kamionëve me ndihma për personat në nevojë në zonat e konfliktit.
Agjencia e OKB-së ka ofruar edhe medikamente mjekësore për qytetarët e pafajshëm që po e pësojnë shkaku i konfliktit ndërmjet rebelëve dhe forcave të armatosura.