Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paneli i 6 janarit kërkon përgjegjësi prej moderatorit të “Fox News”

Paneli i Shtëpisë së Përfaqësuesve, që po heton mësymjen e 6 janarit në Capitol, ka kërkuar të intervistojë personalitetin e njohur të Fox News,

Sean Hannity, një prej aleatëve më të ngushtë të ish-presidentit Donald Trump.

Kështu synohet të zgjerohet zbardhja e njerëzve që mund të kenë pasur ndikim në sulmin e pashembullt ndaj institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një letër dërguar Hannityt, kongresisti demokrat, Beni Tompson, shef i panelit, ka bërë të ditur se dëshiron ta intervistojë në lidhje me komunikimet e tij me Trumpin, ish-shefin e kabinetit të atëhershëm presidencial dhe me njerëzit e tjerë që dyshohet se kishin lidhje me mësymjen.

Televizioni Fox News ka refuzuar të komentojë ftesën e panelit për intervistimin e gazetarit të tij, derisa avokati i Hannityt ka thënë se po e rishikon letrën dhe se do t’i kthejë përgjigje të duhur panelit.

Paneli vlerëson se mesazhet ndërmjet Hannityt dhe Trumpit mund të kenë lidhje me sulmin.

Artikuj të ngjashëm