Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidatja e mundshme demokrate, Kamala Harris ka refuzuar ftesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në një debat televiziv në televizionin “Fox News” në shtator.
Harris këmbëngul se Trumpi duhet t’i përmbahet planifikimeve të mëhershme dhe debati të zhvillohet në “ABC News”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten, në platformën e tij “Truth Socal”, Trumpi pranoi propozimin e “Fox News” për të zhvilluar debat me Harrisin më 4 shtator në Pensilvani.
Fushata zgjedhore e Harrisit ka thënë se "Trumpi u frikësua dhe po përpiqet t’i ik debatit për të cilin tashmë ka rënë dakord".
“Ai duhet të ndalojë së luajturi lojëra dhe të paraqitet në debatin për të cilin është rënë dakord”, thuhet në deklaratë.
Në njoftimin për shtyp theksohet se Harrisi do të jetë pjesë e debatit në “ABC News”.
“Ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë debate të tjera pas atij për të cilin të dyja palët tashmë kanë rënë dakord”, thuhet në deklaratë.
“Fox News” përgjithësisht shihet si më i favorshëm për Trumpin, dhe “ABC News” për Harrisin.
Trumpi ishte planifikuar të debatonte me Joe Bidenin në “ABC News” më 10 shtator, përpara se presidenti aktual i SHBA-së ta pezullonte kandidimin në fund të muajit të kaluar.