Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pamjet e para nga fshati izraelit ku u bënë vrasjet masive

Raportuesit ndërkombëtarë kanë vizituar fshatin Kfar Aza – zonën e masakrës që u krye nga Hamasi afër Gazës, raportoi BBC.

Deri mëngjesin e së martës luftimet po vazhdonin, prandaj vetëm tash ushtarët izraelitë kanë mundur t’i mbledhin trupat e banorëve që janë vrarë.

Ushtarët kanë thënë se Hamasi u fut duke djegur shtëpi dhe duke i vrarë familjet.

Një zyrtar ka shtuar se disa prej të vdekurve iu ishin prerë kokat.

“Shef foshnja, nënat, baballarët, në dhomat e tyre dhe si i kanë vrarë terroristët”, ka përshkruar gjenerali Itai Veruv. “Nuk është luftë, nuk është betejë, është masakër”.