Pamje dramatike nga një rast i ndjekjes së një të dyshuari prej Policisë në Iowa të SHBA-së janë publikuar së fundmi.
Në pamjet e publikuara prej BBC-së shihet se polici Patrick McCarty ngjitet mbi veturën e një personi, që po tentonte të ikte nga urdhërarresti.
Gjithçka nisi si kontroll i thjeshtë policor. Pas kontrollit të të dhënave doli se pasagjeri ishte i kërkuar nga shteti. Me t’ia dhenë këtë informatë Policia, i dyshuari doli kah ulësja e shoferit dhe tentoi të ikte. Polici iu ngjit në veturë dhe i bërtiste që të ndalonte.
Megjithatë, i dyshuari vetëm përshpejtoi dhe pas një minutë e pak sekondash arriti ta shmangte policin nga vetura. Zyrtari policor përfundoi me lëndime në shpinë.
Rasti kishte ndodhur më 2021, por pamjet janë publikuar vonë. Shoferi ka pranuar fajin dhe është dënuar me pesë vjet burgim.
-
Arrestohet në Klinë i dyshuari për lëndim të policit gjatë tentativës për t’i ikur kontrollit
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet se keqtrajtoi një person gjatë arrestimit
-
Kërkohet suspendimi i policëve që dyshohet se keqtrajtuan një person në Ferizaj
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta godiste me veturë policin e më pas shtiu ndaj tij
-
Ariu në Florida gati sa s’përfundoi në veturën e policisë