Stuhia e rërës që goditi Egjiptin gjatë kësaj jave ka lënë të paktën një të vdekur , ndërsa ka shkaktuar kaos nëpër komunikacion.
Një person vdiq të enjten kur nga stuhia u rrëzua një reklamë, duke rënë mbi një motoçikletë e një veturë.
Po ashtu dy porte përgjatë Kanalit të Suezit u mbyllën të enjten shkaku i stuhisë së rërës.
Nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar video të pamjeve apokaliptike të stuhisë.
Video of sand storm sweeping across #Egypt’s Suez Canal this week. Wild footage: pic.twitter.com/WXfjrzNHnX
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) June 3, 2023