Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pallati në provincën e Milanos përfshihet nga flakët, ka viktima e të plagosur

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një ndërtesë 8 katëshe në Cernusco sul Naviglio, në provincën e Milanos iu mori jetën 2 personave dhe plagosi dhe intoksikoi 24 të tjerë.

Flakët nisën me shpejtësi nga një apartament në katin e tretë dhe u përhapën me shpejtësi në banesat dhe katet e tjera të pallatit 8-katësh. Humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë një 50 vjeçar dhe një 80 vjeçar, ndërkohë që shumë të tjerë u dërguan për të marrë ndihmë në urgjencë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtatë ekipe zjarrfikësish shkuan në vendngjarje dhe vunë flakët në kontroll, ndërkohë që autoritetet lokale deklarojnë se janë marrë të gjitha masat për të strehuar banorët, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga zjarri.