Shkrim hulumtues i gjermanes “Der Spiegel”Nt: Mafiozët dhe bosët e drogës kanë ndryshuar imazhin e qyteteve në të gjithë botën me vilat e tyre të mëdha. Tani, këto pasuri po konfiskohen në Itali, Berlin dhe Meksikë dhe po u kthehen qytetarëve, shkruan revista gjermane
Qyteti i vjetër i Palermos, malet dhe deti: Kjo është pamja nga vilat që shtrihen në anën e Monte Gallos në bregdetin sicilian. Por askush në shtëpi nuk mund të shijojë pamjen - vetëm zogjtë dhe minjtë. Një kompani e lidhur me shefin e mafies, Michele Greco, filloi ndërtimin në fund të viteve 1970, dhe në kohën kur zyrtarët publikë i dhanë fund projektit, 170 pallate tashmë ishin në ndërtim e sipër. Sot, koleksioni i skeleteve të vilës mafioze njihet si “Pizzo Sella” ose “Kodra e Turpit”, shkruan revista gjermane, “Der Spiegel” në një hulumtim të mbështetur nga “Fondacione Melinda” dhe Bill Gates.
Jetë nëntoke
Në vende si Italia dhe Meksika, ku sindikatat e krimit kanë ndikim të rëndësishëm, mafiozët dhe shefat e karteleve shpesh luajnë një rol të rëndësishëm në peizazhet e qyteteve të vendlindjeve të tyre. Ata janë të përfshirë në projekte të mëdha ndërtimore, si një mënyrë për të përfituar nga kontratat e tenderuara ose për të shpëlarë para, dhe ata ndërtojnë pallate luksoze si simbole statusi për veten dhe familjet e tyre, shkruan “Der Spiegel”. Disa madje kanë bunkerë dhe tunele komplekse nëntokësore të ndërtuara për të ndihmuar në kontrabandën ose për të shërbyer si arratisje emergjente - ose jetojnë plotësisht nën tokë.
“Fatkeqësisht, në shumicën e qyteteve jugore italiane, ka rrënoja të strukturave mafioze që kanë ndryshuar karakterin e këtyre vendeve”, thotë fotografi sicilian, Alessio Mamo. Ai ka dokumentuar vilat dhe rrënojat e mafiozëve me aparatin e tij - duke krijuar një regjistrim fotografik se sa agresivisht klanet kanë ndryshuar pamjen e hapësirave publike në rajon.
“Arkitektura dhe tregtia e drogës janë të lidhura në mënyrë të pandashme”, pajtohet arkitekti dhe planifikuesi i qytetit meksikan, Eloy Méndez, i cili studion "narkotekën" në Universitetin e Pueblas. Investimet në prona të paluajtshme nga krimi i organizuar, thotë ai, kanë krijuar peizazhe krejtësisht të reja të qytetit në Amerikën Latine. Strukturat e tyre pompoze janë si “gjuha e tyre, me të cilën duan të shfaqen dhe të veçohen”. Shpesh, shton ai, ato janë kiç dhe të tepërta.
Edhe
Italia ia kthen Meksikës 27 artefakte të trafikuara
Varreza luksi!
Varrezat Jardines del Humaya në Culiacán, djepi i kartelit Sinaloa, është një shembull kryesor. Bosët e drogës dhe familjet e tyre konkurrojnë për të ndërtuar mauzoleumet më të dukshme - struktura të cilat të kujtojnë tempujt dhe pallatet e stilit kolonial. Ato përfshijnë elemente si kupola, qoshe, çati të harkuara, harqe dhe kolona, përshkruan “Der Spiegel”.
“Strukturat janë gjithashtu simbole të pushtetit, prania e tyre duke ndihmuar klanet mafioze dhe kartelet të dominojnë hapësirën publike dhe të kontrollojnë zonat përreth. Por qeveritë dhe shoqëria civile po përpiqen të kthejnë qytetet. Që nga viti 1982, Italia ka konfiskuar më shumë se 36.000 prona në pronësi të mafies”, shkruan “Der Spiegel”.
"Konfiskimi është një nga instrumentet më efektivë në luftën kundër krimit të organizuar", thotë Zora Hauser, e cila studion mafien në Universitetin e Oksfordit. Konfiskimi i pasurisë, thotë ajo, prish operacionet e tyre dhe shihet si masë parandaluese.
"Megjithatë, më efektive është kur pasuritë, kompanitë, pronat dhe ndërtesat i kthehen shoqërisë", beson Hauser. "Është një shenjë që shteti dhe njerëzit kanë rimarrë kontrollin". Në fakt, kjo është ajo që mafiozët i kanë më shumë frikë, thotë ajo për “Der Spiegel”: Humbja e kontrollit mbi territorin e tyre.
Sipas organizatës antimafie, “Libera”, rreth 1.000 komuna italiane kanë marrë ndërtesa ose prona të konfiskuara nga shteti për t’i kthyer për përdorim publik. Për më tepër, rreth 900 organizata jofitimprurëse ose kolektive administrojnë pronat e mëparshme mafioze.
Rishpërndarja e pronave të konfiskuara
Grupi bashkëpunues GOEL në Kalabri gjithashtu përfiton nga strategjia italiane e rishpërndarjes së pronave të mëparshme të mbajtura nga mafia. Grupi aktualisht përdor tri ish-ndërtesa, por gjithashtu e ka kuptuar se mafia nuk heq dorë nga prona e saj pa luftë.
“Në Kalabri, nga e cila “Ndrangheta” brutale drejton perandorinë e saj globale, fermerët, pronarët e bizneseve dhe të tjerë janë bashkuar së bashku për të formuar një kooperativë për t'i bërë ballë mafies dhe për t'iu kundërvënë kërcënimeve dhe kërkesave të tyre për para mbrojtëse. GOEL gjithashtu operon disa nisma sociale në fusha si bujqësia organike, turizmi, moda e qëndrueshme dhe kozmetika organike”, shkruan revista.
GOEL ia ka dalë kështu të sigurojë punë për rreth 400 njerëz në një nga rajonet më të varfra dhe më të korruptuar në Evropë, një vend ku mafia është punëdhënësi më i madh dhe ku shteti ka humbur kryesisht kontrollin, kujton revista gjermane. Një ndërtesë e mëparshme në pronësi të mafies strehon punëtorë të GOEL-it, ndërsa rrobaqepësit punojnë në një tjetër, duke prodhuar rroba për etiketën e modës organike. Shtesa më e fundit është një ish-vilë që dikur i përkiste një bosi mafioz. Nisma e ka shndërruar në hotel.
Edhe
Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”
Qyteti madje pagoi mobile të reja dhe garantoi që asnjë qira nuk do të duhej të paguhej për 10 vjet. Uji dhe energjia elektrike sigurohen gjithashtu pa kosto. Por 10 ditë pasi GOEL fitoi tenderin për strukturën, anëtarët e mafies u futën me forcë, duke dëmtuar dhe vjedhur pjesë të sistemit të furnizimit me ujë dhe duke shkaktuar 50.000 euro dëm.
“Ata na sulmojnë, ne festojmë”
“Nisma antimafie është e njohur me sulme të tilla. Në një rast, mafiozët dogjën një fermë, shkatërruan traktorë dhe shkatërruan inventarin e magazinave. Që atëherë, ekipi ka organizuar një festë sa herë që mafia godet”, shkruan “Der Spiegel”.
"Kur njerëzit bien në depresion dhe nuk kanë shpresë, kontrollohen më lehtë", thotë Vincenzo Linarello, kreu i Grupit të Bashkëpunimit, GOEL. "Kur 'Ndgrangheta’ na sulmon, ne përgjigjemi me festivale që u japin njerëzve guxim”.
Ata organizojnë festa, mbledhin donacione dhe organizojnë fushata publicitare për të vënë në qendër të vëmendjes metodat e përdorura nga mafia. Linarello thotë se kërcënimet janë rraluar. “Ata me sa duket e kanë kuptuar se na bëjnë më të fortë me çdo sulm”.
Rajone të tjera kanë kërkuar të imitojnë modelin italian - si Berlini. Në kryeqytetin gjerman, janë duke u zhvilluar planet për të vënë pronat e konfiskuara në dispozicion të nismave jofitimprurëse. Në vitin 2018, zyrtarët konfiskuan 77 prona që i përkisnin klanit “Remmo”, përfshirë ndërtesat dhe banesat, por edhe një vilë dhe një kopsht. Planet kërkojnë që vila, e vendosur në lagjen Neukölln, të transformohet në një qendër rinore. Megjithatë, së pari, administratorët duhet të dëbojnë qiramarrësit aktualë, të gjithë ata janë anëtarë të familjes së klanit.
Lotaria për narko-shtëpitë
Meksika, nga ana e saj, së shpejti do të merret me pronat e konfiskuara nga politikanët e korruptuar dhe lordët e drogës. Në mes të shtatorit, do të mbahet një llotari e veçantë, si pjesë e së cilës do të jepet një shtëpi në Culiacán nga e cila Joaquín “El Chapo” Guzmán u arratis në 2014 – sikur se edhe një vilë pranë kryeqytetit, që dikur i përkiste Amado Carrillo, ish-shefi i kartelit Juarez.
Për 250 pesos për biletë, ekuivalente me rreth 11 euro, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë një narko-shtëpi. Qeveria planifikon të përdorë të ardhurat nga shorti për të rritur fushatën e saj të vaksinimit të koronavirusit.
Jo të gjithë janë tifozë të planit meksikan. Eksperti i krimit, Edgardo Buscaglia, beson se lotaria është vetëm një “shfaqje”. Ai thotë se lotaria thjesht “do t'ua kthejë disa pasuri njerëzve”. Meksikës, megjithatë, thotë Buscaglia, i mungon një strategji dhe ligje mbarëkombëtare që kërkojnë nga gjyqtarët të rishpërndajnë të gjitha asetet e konfiskuara në organizatat e shoqërisë civile që udhëhiqen nga viktimat e krimit të organizuar dhe që ndihmojnë ata që janë dëmtuar.
Edhe Anatomia e një proteste të suksesshme (2)Kthimi i pronave të tilla "nuk është një dhuratë", thotë ai. Ato duhet të përdoren për t’i ndihmuar viktimat të riintegrohen në botën e punës dhe të shoqërisë, e mbyll shkrimin “Der Spiegel”.
{gallery}