Punëtorët në Pakistan kanë nisur grevën e përgjithshme për shkak të ngritjes së madhe të çmimeve të energjisë elektrike dhe karburanteve.
Të gjitha dyqanet janë mbyllur në Karachi, Lahore dhe Peshawar.
Çmimi i energjisë elektrike është ngritur në Pakistan për shkak të ngritjes së çmimit të naftës së importuar dhe humbja e vlerës së rupit karshi dollarit.
Shteti varet në tërësi nga importimi i naftës për prodhimin e energjisë elektrike.
Qeveria në Pakistan, gjithashtu, ka ngritur taksat dhe ka reduktuar numrin e qytetarëve që mund të subvencionohen për energji elektrike pas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Pakistanezët kanë thënë se çmimi i naftës ka dalë jashtë kontrollit dhe është i papërballueshëm.
-
Miliona njerëz mbesin pa energji elektrike në Pakistan
-
Rriten çmimet e naftës pasi Irani pezulloi bisedimet me SHBA-në
-
Trumpi hodhi poshtë propozimin iranian, rriten çmimet e naftës
-
Rritet çmimi i naftës pas kërcënimit të Trumpit për bllokim të Hormuzit
-
PDK-ja kërkon pako emergjente për përballimin e çmimeve