Kryeministri populist i Hungarisë, Viktor Orban, e ka uruar presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren e tij në zgjedhjet, rezultatet e të cilave nuk janë vënë në dyshim asnjëherë, pas goditjeve sistematike ndaj disidentëve.
Orbani i cili shihet gjerësisht si aleati më i afërt i Putinit në Bashkimin Evropian, i ka dërguar atij një letër urimi të enjten, pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Rusi, ka bërë të ditur shefi për media i zyrës së tij, raportoi AP.
Udhëheqësi hungarez është kreu i vetëm i një vendi të BE-së që uroi Putinin për rizgjedhjen e tij, gjë që do të zgjasë sundimin e tij gati çerekshekullor të Rusisë me gjashtë vjet të tjerë.
Fitorja dërrmuese e Putinit u kritikua gjerësisht nga udhëheqësit perëndimorë, të cilët e karakterizuan rezultatin si të paracaktuar në sistemin politik represiv të Rusisë. BE-ja kritikoi zgjedhjet se po zhvillohen në një “mjedis shumë të kufizuar të përkeqësuar edhe nga lufta e paligjshme e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
-
Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze
-
Orbani akuzon liderët e BE-së se po marrin rol aktiv në konfliktin në Ukrainë
-
Viktor Orban, kryeministri i parë i BE-së që takohet me Putinin që pas luftës në Ukrainë
-
“S’kemi qenë kurrë miq” – Kremlini minimizon humbjen e një aleati pas rrëzimit të Orbanit nga pushteti
-
Magyar kërkon të marrë detyrën nga Orbani më së largu deri më 5 maj