Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, i ka bërë thirrje të hënën presidentit të vendit që të mbledhë parlamentin për të formuar një qeveri të re "sa më shpejt të jetë e mundur", me shpresën se ai mund të marrë detyrën nga Viktor Orban si kryeministër që më 5 maj.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas fitores së partisë së tij Tisza të dielën, Magyar ka thënë se ata morën "një mandat të paparë më parë". Kjo shumicë dërmuese do t'i lejonte Tiszës të niste një program dhe reforma ambicioze.
"Populli hungarez nuk votoi për një ndryshim të thjeshtë të qeverisë, por për një ndryshim të plotë të regjimit", ka thënë ai.
Magyar ka falënderuar Moskën dhe Pekinin për ofrimin e urimeve dhe gatishmërisë së tyre për të punuar me qeverinë e re të Hungarisë.
"Hungarezët thanë dje se do ta shkruajnë historinë e tyre, jo në Moskë, jo në Pekin, jo në Uashington", ka shtuar ai.
Edhe
Magyar ia pamundëson Orbanit të kandidojë për një mandat tjetër si kryeministër
Në fushatën e tij, Magyar u zotua të ndalojë animin e Hungarisë drejt Rusisë dhe të rivendosë lidhjet e saj me aleatët evropianë.
Ai u ka premtuar votuesve se pas 16 vjetësh qeverisjeje autokratike dhe erozionit të sundimit të ligjit nën Orbanin, ai do të çrrënjosë korrupsionin dhe do të krijojë një Hungari “paqësore, funksionale dhe humane”.
-
Magyar do ta ndryshojë kushtetutën për ta larguar presidentin e zgjedhur nga Orbani
-
Presidenti hungarez u reziston thirrjeve të Magyar për dorëheqje
-
Merr fund epoka 16-vjeçare e Orbanit, Magyari betohet si kryeministër i Hungarisë
-
Magyar thotë se janë bllokuar transfere të fondeve jashtë vendit nga njerëz të lidhur me Orbanin