Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar liderët e Bashkimit Evropian se po marrin një rol gjithnjë e më aktiv në konfliktin në Ukrainë, diçka që ai parashikoi se do të ishte një çështje kyçe në zgjedhjet e BE-së këtë verë.
Duke folur në një intervistë me radion publike hungareze nga Brukseli të premten, Orbani ka tjënë se "udhëheqësit flasin sikur po bëjnë luftën e tyre kundër Rusisë. Jo si ne që themi, 'Shiko, kjo është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo nuk është lufta jonë".
Të enjten, Hungaria refuzoi të mbështesë një përpjekje të udhëhequr nga Çekia për të blerë municionin për të cilin Ukraina ka nevojë..
Kryeministri populist i Hungarisë ka uruar ndërkohë presidentin rus, Vladimir Putin për fitoren e tij në zgjedhjet që u kritikuan nga shumica e liderëve perëndimorë si as të lira dhe as të drejta.
Udhëheqësi hungarez ishte i vetmi kryetar i një vendi të Bashkimit Evropian që uroi Putinin për rizgjedhjen e tij, i cili do të zgjasë sundimin e tij gati çerek shekullor në Rusi me gjashtë vjet të tjera.
Qeveria e Orbanit ka marrë një qasje të ndryshme ndaj luftës në Ukrainë nga aleatët e saj në BE dhe NATO, që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se dy vjet më parë.
Edhe
Orbani nuk do të ofrojë fonde për Ukrainën, mban lidhje me Rusinë
Hungaria ka refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë ose të lejojë transferimin e tyre përtej kufijve të saj dhe ka penguar përpjekjet e BE-së për të furnizuar Ukrainën me fonde shumë të nevojshme.
Hungaria gjithashtu ka kërkuar të thellojë marrëveshjet energjetike me Moskën, edhe pse vendet e tjera në Evropë kanë ulur varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse.
Qasja e Orbanit ka çuar në tensione të konsiderueshme me qeverinë e Ukrainës dhe me partnerët e tij në BE.