Kryeministri hungarez Viktor Orban ka lavdëruar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke theksuar cilësitë e tij “paqebërëse”.
Në një intervistë me “Le Point”, Orban e përshkroi Trumpin si “presidentin më të suksesshëm amerikan në skenën ndërkombëtare”.
“Ai nuk filloi asnjë luftë. Marrëveshja e Abrahamit ishte e vetmja mundësi serioze për të sjellë paqe, ekuilibër dhe një mënyrë jetese të pranueshme në rajonin shumë të komplikuar të Lindjes së Mesme”, ka thënë kryeministri hungarez.
Orban shtoi se është i bindur se nëse Donald Trump do të ishte president i SHBA-së në shkurt 2022, “nuk do të kishte më luftëra në Evropë”.
“Sot nuk shoh një lider tjetër në Evropë apo Amerikë që do të ishte mjaft i fortë për të ndaluar luftën. Paqja ka një emër - Donald Trump”, ka thënë Orban.
Edhe
Orbani lavdëron qasjen e Trumpit gjatë takimit me Zelenskyn
Orban ka marrë pjesë në disa ngjarje pro-Trumpit në vitet e mëparshme dhe ka shprehur hapur mbështetjen për rizgjedhjen e tij si president. Ai ndër të tjera deklaroi se “nëse Trump do të ishte president, lufta nuk do të kishte filluar” në Ukrainë dhe se kthimi i Trumpit “do të sillte paqe”. Në përgjigje, Trump lavdëroi Orbanin.
Kohët e fundit, ambasadori amerikan në Hungari, David Cornstein, kritikoi ashpër Orbanin për mbështetjen e hapur të Donald Trumpit përpara zgjedhjeve.