Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Orban: BE-ja mund të shpërbëhet

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se Bashkimi Evropian mund të shpërbëhet, po qe se një pjesë e tij detyron pjesët tjera të pranojnë politikat pro-imigrimit, e ka cituar atë të enjten uebfaqja qeveritare, kormany.hu.

“Po qe se na lënë të qetë dhe nuk na e detyrojnë islamizimin, atëherë Evropa mund të vazhdojë të jetojë si klub i shteteve të lira”, citohet të ketë thënë ai në një libër të ri të politikanit francez, Philippe de Villiers, sipas uebfaqes.

“Por, nëse na detyrojnë ta pranojmë paktin e OKB-së për migrim, apo vendimet e Komisionit Evropian, në mënyrë që ne t’i përshtatemi politikave perëndimore të pajtimeve, atëherë shpërbërja nuk mund të përjashtohet”, ka thënë ai.