Samiti i tretë i liderëve koreanë, i planifikuar për në shtator, do të jetë një hap i mëtejshëm drejt çarmatimit bërthamor të gadishullit korean dhe traktatit të paqes, për t'i dhënë fund Luftës Koreane.
Kështu mendon presidenti i Koresë së Jugut, Moon Ja in. Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, premtoi të punojë drejt çarmatimit në një samit të rëndësishëm në Singapor me presidentin amerikan Donald Trump në qershor, transmeton koha.net.
Krerët e të dy Koreve do të bëjnë hapin e guximshëm për t’i dhënë fund Luftës Koreane “ ka thënë Moon në 73 vjetorin e çlirimit të gadishullit nga sundimi japonez, i cili zgjati nga vitit 1910 deri më 1945.
Fqinjët mbesin teknikisht në një gjendje lufte, që kur lufta mes viteve 1950 - 1953 përfundoi në një armëpushim, por jo edhe me traktat paqeje.
-
Koreja e Jugut propozon bisedime për t’i dhënë fund zyrtarisht luftës me Korenë e Veriut
-
Dy Koretë në prag të mbylljes së konfliktit
-
Trumpi thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish
-
Trump i hapur për samitin e tretë me Kimin, por thotë se sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin
-
NYT: Trump dhe Kim Jong-un mund të shpallin fundin e luftës mes Koreve