Botë

Opozita proteston pas skandalit indian të manipulimit të çmimeve

Qindra demonstrues nga partia më e madhe opozitare në Indi kanë demonstruar sot në Nju Delhi dhe qytetet e tjera, duke kërkuar hetimin e akuzave për kurdisje dhe manipulim të çmimeve të grupit të dytë më të madh biznesor në vend.

Rrjeti i fuqishëm drejtohet nga magnati i minierave të qymyrit, Gautam Adani. Anëtarët e Partisë së Kongresit kanë hedhur bankënota të rrejshme dhe kanë brohoritur slogane të ndryshme.

Është djegur madje edhe një valixhe me imazhet e kryeministrit Narendra Modi dhe Adanit. Demonstrata është përshkallëzuar në dhunë dhe ka pasur të arrestuar.