Studentë dhe protestues të tjerë u mblodhën në kryeqytetin serb Beograd të hënën, pas një nate të tensionuar ku qindra demonstrues u përpoqën të hynin në këshillin e qytetit dhe u përleshën me policinë.
Ata kërkuan që autoritetet në Serbi ta lejojnë inspektimin publik të listës së votuesve.
Paraprakisht, me të njëjtën kërkesë, studentët protestuan edhe para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Birçaninovë.
E policia serbe ka njoftuar se kishte arrestuar të paktën 38 persona që morën pjesë në protestën e së dielës, e cila ishte kundër parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të fundit të cilat ndikuan që populistët e qeverisës të shpallen si fitues të zgjedhjeve parlamentare dhe këshillave lokale.
Grupi opozitar “Serbia kundër Dhunës” ka organizuar protesta që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke thënë se ka pasur mashtrime zgjedhore, veçanërisht në kryeqytet, Beograd.
Edhe
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
Disa politikanë filluan një grevë urie.
Të dielën në mbrëmje, qindra protestues u përpoqën të hynin në këshillin e qytetit të Beogradit, duke thyer xhamat, përpara se policia t’i ndiqte duke përdorur gaz lotsjellës.
Opozita ka njoftuar se policia rrahu disa nga mbështetësit e saj.
Po ashtu, koalicioni “Serbia kundër dhunës” pretendon se incidentet në protestën e 24 dhjetorit u shkaktuan nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.
“Autoritetet përdorën dhunë për t'i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”, thuhet në deklaratën e SPN-së.
Edhe
Përplasje të dhunshme në Beograd, teksa protestat kundër qeverisë hyjnë në ditën e tretë
Ky koalicion shtoi se “dërgimi i huliganëve” për të shkaktuar incidente në protestë është përdorur nga qeveria për ta dëmtuar iniciativën e protestuesve që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
“Regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, të dhunshme”, thuhet në reagimin e tij.