Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Opozita kërkon sqarime nga Meloni, pas skandalit me armë nga deputeti i partisë së saj

Liderët opozitarë në Itali po kërkojnë “shpjegim” nga kryeministrja Giorgia Meloni, pasi ishte shtënë aksidentalisht nga një armë që është në pronësi të një deputeti të partisë së saj “Fratelli d'Italia”, gjatë një feste në natën e Vitit të Ri, raporton “The Guardian”.

Emanuele Pozzolo konfirmoi se pistoleta i takoi atij, por mohoi se ai kishte shtënë me të. Plumbi kishte goditur në këmbë një 31-vjeçar që ishte në mesin e sigurimit të nënsekretarit së Ministrisë së Drejtësisë së Italisë, Andrea Delmastro.

Prokurorët janë duke hetuar Pozzolon për përdorim të rrezikshëm të armës dhe dështim për të mbikëqyrur si duhet armën, është thënë në deklaratë.

Po ashtu u konfiskua arma dhe plumbi që u hoq nga kofsha e viktimës.

Sipas mediumeve italiane, arma shkrepi pasi ishte bartur mes mysafirëve në festën në Rosazza të organizuar nga motra e Delmastros, Francesca, që është kryetare e qytetit Piedmont.

“Unë mund të konfirmojë se arma, që është ligjërisht e imja dhe që lëndoi një nga pjesëmarrësit në festë, u shkrep aksidentalisht, por jo nga unë”, tha Pozzolo për agjencinë “Ansa”.