Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Operatori kryesor i telefonisë në Ukrainë goditet nga një sulm i madh kibernetik

Rrjeti kryesor i telefonisë mobile të Ukrainës, Kyivstar, ka thënë se ka qenë objektivi i “një sulmi të fuqishëm kibernetik”, shkruan BBC.

Klientët kanë mbetur pa valë e qasje në internet, ndërsa sirenat e sulmit ajror në qytetin Sumy nuk funksionuan shkaku i sulmit. Shefi ekzekutiv i Kyivstar la të kuptohej se Rusia mund të ishte përgjegjëse.

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës po e hetojnë, ndërsa Moska nuk ka komentuar për rastin.

Rrjeti Kyivstar vlerësohet të ketë rreth 24 milionë klientë dhe një milion përdorues të internetit nëpër shtëpi.

Autoritetet ushtarake në zonë njoftuan se do të dërgojnë polici dhe automjete emergjente për të paralajmëruar banorët për çdo sulm me raketë ose dron.

Edhe Uebfaqja e Qeverisë së Ukrainës goditet nga një sulm kibernetik Botë Uebfaqja e Qeverisë së Ukrainës goditet nga një sulm kibernetik

Një hetim është hapur nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).

“Një nga versionet që po hetohet aktualisht nga hetuesit e SBU është se shërbimet speciale ruse mund të qëndrojnë pas këtij sulmi kibernetik", ka thënë SBU në një deklaratë.