Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Vjet, mbi 10 mijë viktima civile në Afganistan

Kabul, 15 shkurt – Për të katërtin vit radhazi, mbi 10 000 civilë kanë vdekur apo janë plagosur si pasojë e konfliktit në Afganistan, njoftuan sot Kombet e Bashkuara në raportin e tyre vjetor.

“Gjithsej, rezultojnë 3 438 të vdekur dhe 7 015 të plagosur, një shifër kjo që ka treguar një rënie të përgjithshme prej 9% krahasuar me vitin 2016”, deklaroi OKB-ja duke shtuar se deri më tani nuk ekziston një pasqyrë e plotë mbi situatën në disa pjesë të vendit, për shkak të kontrollit taleban.

Shkaku i numrit të madh të vdekjeve kanë qënë sulmet vetëvrasëse dhe ato komplekse, që përfshinin përdorimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara.

Ato përbëjnë 40 % të të gjithë viktimave civile gjatë vitit.

Një total prej 22% i viktimave , 605 të vdekur dhe 1 690 të plagosur janë shkaktuar nga vetëvrasjet dhe sulmet e tjera komplekse, ku 16% e e tyre kanë ndodhur vetëm në kryeqytetin Kabul.

“Sulmi më i madh, që ndodhi pëpara ambasadës gjermane në Kabul, shkaktoi vdekjen e 92 personave dhe plagosjen e 491 të tjerëve”, sipas raportit.

Edhe OKB: Vrasja e civilëve afganë “në nivel tronditës” Botë OKB: Vrasja e civilëve afganë “në nivel tronditës”

Ndërkohë që më herët, presidenti Ashraf Ghani kishte njoftuar se bëhej fjalë për rreth 150 të vdekur.

Rënia e numrit të viktimave ka ardhur si rezultat i angazhimit të forcave afgane të sigurisë për të qënë më të vëmendshme ndaj viktimave civile, për shembull, duke zvogëluar rrezen e veprimit të zjarrit pa dallim në zonat me popullsi të dendur.