Më shumë gra e fëmijë janë vrarë e plagosur në Afganistan gjatë gjysmës së parë të vitit sesa gjatë gjashtë muajve të parë të çdo viti paraprak, prejse Kombet e Bashkuara kanë nisur regjistrimin e të dhënave të viktimave më 2009.
Sivjet është shënuar ngritje prej 47 për qind në numrin e të gjithë civilëve të vrarë dhe të plagosur në mbarë Afganistanin në gjashtë muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përfaqësuesit e misionit të OKB-së në Afganistan kanë thënë se ashpërsimi i fushatës vrastare të militantëve talebanë ka pasur ndikim të madh mes qytetarëve të pafajshëm. Talebanët javëve të fundit kanë kthyer kontrollin në një hise të madhe të territorit afgan, duke zënë edhe pika të rëndësishme kufitare me shtetet fqinje.
Tashmë po kërcënojnë me marrjen e kontrollit të disa kryeqendrave të krahinave. Marshimi taleban ka ardhur në kohën kur nga vendi po tërhiqen trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s.
Dhe në raportin e OKB-së thuhet se numri i viktimave është ngritur sidomos prej majit kur shtetet perëndimore përshkallëzuan tërheqjen.
-
Një fëmijë vritet ose plagoset çdo 5 orë në Afganistan
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
OKB: Afganistani po vuan nga “kriza të shumëfishta” përveç tërmetit
-
Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan
-
Afganistani nën sundimin e talebanëve është vendi më represiv për gratë