Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e drithërave dhe vajrave vegjetale, duke bërë që çmimet botërore të ushqimeve të rriten me një rekord të ri në mars, ka bërë të ditur të premten Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të produkteve bazë ushqimore, dhe lufta ka goditur prodhimin bimor, duke rritur çmimet, thotë FAO, raporton BBC.
Rreth 30% e grurit në botë vjen nga Ukraina dhe Rusia dhe konflikti ka ndikuar në eksportet.
Rusia prodhon gjithashtu sasi të mëdha të lëndëve ushqyese, si potasi dhe fosfati - përbërës kryesorë në plehra, të cilët u mundësojnë bimëve dhe kulturave të rriten.