Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë sonte projekt-rezolutën amerikane për ashpërsimin e sanksioneve kundër Koresë Veriore, kanë paralajmëruar diplomatët.
Sipas tyre, bëhet fjalë për ndalimin e eksportit të disa mallrave, përmes të cilave Pjong-jangu mund të arrijë të hyra vjetore prej një miliard dollarësh, transmeton Ksp.
Pas bisedimeve njëmujore, SHBA kanë arritur marrëveshje me Kinën, partnerin kryesor tregtar dhe aleatin e Koresë Veriore, për masat që kanë të bëjnë me shtimin e presionit mbi Pjong-jangun, në mënyrë që të ndalojë provat e veta nukleare dhe raketore, transmeton AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut goditet me sanksione të OKB-së pas testit bërthamor
-
Koreja Veriore i kërcënohet SHBA-së
-
SHBA kërkon t’i ndalet nafta Koresë së Veriut
-
Trump përshëndet vendimin e OKB-së për sanksione të reja kundër Phenianit
-
OKB, sanksione të reja Koresë së Veriut - Kina kërkon nga ky shtet të ndalë testet bërthamore