Kombet e Bashkuara kanë vendosur një raund të ri sanksionesh mbi Korenë e Veriut pas testit të gjashtë dhe më të madh bërthamor.
Masat kufizojnë importin e naftës dhe ndalojnë eksportet e tekstilit.
Shtetet e Bashkuara fillimisht kishin propozuar sanksione më të ashpra duke përfshirë një ndalim total të importeve të naftës.
Votimi u miratua njëzëshëm vetëm pasi aleatët e Penianit Rusia dhe Kina ranë dakord për reduktimin e masave.
Sanksionet, të cilat u miratuan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, zemëruan shumë Korenë e Veriut, transmeton KosovaPress.
Përmes një deklarate të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve KNCA, veriu paralajmëroi se nëse SHBA do të ashpërsojë sanksionet, Koreja e Veriut do të “sigurohet absolutisht që SHBA-ja të paguajë çmimin e duhur”.
-
OKB i kërkon Koresë së Veriut të ndërpresë importin e naftës
-
BE-ja vendos sanksione të reja kundër Koresë së Veriut
-
SHBA kërkon t’i ndalet nafta Koresë së Veriut
-
OKB, sanksione të reja Koresë së Veriut - Kina kërkon nga ky shtet të ndalë testet bërthamore
-
OKB pritet të ashpërsojë më shumë sanksionet ndaj Koresë Veriore