Presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpriti vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.
“Presidenti Trump përshëndet vendimin që ashpërson sanksionet kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për testimin e fundit të raketës balistike. Trump ka vlerësuar mbështetjen e Kinës dhe të Rusisë për kalimin e këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratë, shkruan KP.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi dje një projektrezolutë amerikane që propozon t’i bllokohen Koresë së Veriut një miliard dollarë të ardhura që i vijnë nga eksportet, si përgjigje ndaj programeve të saj balistike dhe bërthamore.
Kjo rezolutë e re synon të nxisë Phenianin të negociojë pas testit të tij të parë me raketë ndërkontinentale të 4 korrikut, i gjykuar nga fuqitë e mëdha si një kërcënim për sigurinë botërore.
-
SHBA dhe Koreja e Jugut i duartrokasin vendimit të Veriut për të ndërprerë testet bërthamore
-
Trump përshëndet progresin e mundshëm në çështjen e Koresë Veriore
-
Trump: Sanksionet kanë filluar të kenë efekt ndaj Koresë së Veriut
-
Trump: Sanksione të reja të fuqishme kundër Koresë Veriore
-
Trump e liston Korenë e Veriut në mesin e vendeve që mbështesin terrorizmin