Policia ruse duket se ka përdorur forcë të tepërt ndaj protestuesve këtë fundjavë, duke lënduar më shumë se shtatëdhjetë persona dhe mund të kenë shkelur të drejtën e tyre themelore të shprehjes, kanë thënë të marten zyrtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënesi i agjencisë së OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville e ka kontestuar diskualifikimin e 57 kandidatëve opozitarë dhe të pavarur për zgjedhjet në Moskë, që ka qenë shkak i protestave.
Policia ka arrestuar më shumë se 1.000 veta në atë që konsiderohet si një prej fushatave më të ashpra kundër kontrollit të çeliktë të Putinit mbi pushtetin, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
“Ne jemi të shqetësuar se policia ruse ka përdorur forcë të tepruar ndaj qytetarëve”, ka thënë Colville gjatë konferencës për gazetarë.
“Kur menaxhohen turmat në Rusi, si kudo tjetër, duhet të përdoret forcë e përshtatur me kërcënimin, nëse ekziston një dhe të përdoret vetëm si zgjidhje e fundit”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka thënë se autoritetet ruse duhet të lejojnë njerëzit të organizojnë dhe të marrin pjesë në tubime paqësore pa kufizime.
-
Policia ruse arreston 1300 persona në protestën kundër mobilizimit
-
Policia ruse shpërndau protestuesit, arreston më shumë se njëmijë persona
-
Më shumë se një mijë persona të arrestuar në Moskë
-
Rusët nuk po e bëjnë hesap “mobilizimin e madh” të Putinit
-
Protestuesit në Rusi po rrezikojnë të dërgohen në front në Ukrainë