Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), David Beasley, ka paralajmëruar se njerëzit "po vdesin nga uria" në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i cili ka qenë nën bombardime të rënda për javë të tëra.
Beasley tha se ai ka frikë se kriza humanitare e vendit do të përkeqësohet në javët e ardhshme pasi Rusia kërkon të intensifikojë sulmet e saj në lindje, raporton Sky News të premten.
“Lufta që filloi në shkurt po shkatërron njerëzit në Ukrainë”, tha Beasley, duke u ankuar për mungesën e aksesit me të cilin përballen WFP-ja dhe organizata të tjera të ndihmave, në përpjekjet për të arritur tek ata në nevojë.
Sipas tij, WFP-ja po përpiqet të vendosë furnizimet ushqimore tani në zona që mund të përfshihen në luftime, por ai e pranoi se ka "shumë kompleksitet" ndërsa situata evoluon me shpejtësi.
Mariupoli, qytet port në jug të vendit është përballur me bombardime të pamëshirshme që nga shpërthimi i konfliktit në shkurt, me mijëra njerëz që luftojnë për të pasur ushqim dhe ujë.
Vlerësimet e fundit nga Ukraina thonë se rreth 21,000 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol.
-
“Karvani i vdekjes” në Mariupol
-
Afrika Lindore përballet me krizën më të keqe të ushqimit në historinë e fundit
-
OBSH-ja fton Putinin t’i rihapë portet e Ukrainës për të parandaluar krizën ushqimore
-
OKB: Pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë krizë globale të ushqimit
-
Bllokimi i porteve nga Rusia, OKB-ja paralajmëron se miliona njerëz në botë do të vdesin