Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përsëritur paralajmërimin e tij kundër armëve bërthamore, dy ditë pasi mori pjesë në ngjarjen që shënonte 77-vjetorin e bombardimeve në Hiroshima.
“Ky është momenti kur rreziku i një konfrontimi bërthamor rikthehet, diçka që e kemi harruar me dekada”, i është drejtuar Guterres, Klubit Kombëtar të Shtypit të Japonisë në Tokio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekretari i OKB-së e ka përsëritur lutjen e tij për vendet me armë bërthamore, duke u bërë thirrje fillimisht që “të mos zhvillojnë armë bërthamore” dhe “të mos i përdorin kurrë e as t’i kërcënojnë vendet pa armë bërthamore”.
Në fjalimin e tij, Guterres e ka vlerësuar Japoninë për rolin e saj në avokimin e paqes dhe të çarmatimit.
Thirrjet janë shtuar pasi Rusia po sulmon rrethinën e një impianti atomik në Ukrainë dhe e ka kërcënuar Ukrainën me përdorim të armëve atomike.