Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka bërë thirrje të martën që t’i jepet fund dhunës së përshkallëzuar në Bregun e pushtuar Perëndimor, raporton “Reuters”.
Agjencia ka kritikuar Izraelin për vdekjen e 500 palestinezëve në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza, duke thënë se Izraeli ka përdorur forcë të panevojshme në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe ka dënuar mohimin sistematik të ofrimit të ndihmës mjekësore.
Dhuna është shtuar në Bregun Perëndimor që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, gjë që shkaktoi ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
Forcat izraelite të sigurisë në muajt e fundit kanë goditur Bregun Perëndimor, të cilin palestinezët e duan si qendrën e një shteti të ardhshëm të pavarur së bashku me Gazën, dhe kanë bërë mijëra arrestime.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë se ata po veprojnë për të parandaluar sulmet ndaj Izraelit.
-
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për uri masive në Gazë
-
23 persona të vdekur nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës
-
Shefat e OKB-së: Bota të veprojë tani për të ndihmuar palestinezët
-
Tetë të vrarë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar
-
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra e fëmijë