Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja kërkon nga Izraeli të ndalë planin “ilegal” të aneksimit të territorit palestinez

Zyrtarja kryesore për të drejtat e njeriut në OKB, Michelle Bachelet, i bëri thirrje Izraelit të hënën që të ndalë planet “ilegale” për aneksimin e pjesëve të okupuara të territorit palestinez në Bregun Perëndimor, dhe paralajmëroi se kjo do të çojë në përleshje dhe humbje të jetëve, ka shkruar Reuters.

Plani i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të zgjerojë sovranitetin e Izraelit përgjatë kolonive hebreje në territorin palestinez ka tërhequr kritika nga palestinezët, aleatët Arabë të SHBA-së dhe qeverive tjera të huaja. Kabineti i tij do të nisë aneksimin formal të mërkurën më 1 qershor, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aneksimi është ilegal dhe pikë”, tha Bachelet në një deklaratë. “Jam shumë e brengosur që edhe ndonjë formë minimale e aneksimit do të rritë dhunën dhe humbjen e jetëve, gjersa ngritën muret, vendosen forcat e sigurisë dhe dy popullatat rrisin armiqësinë”.