Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se gratë dhe fëmijët janë viktimat kryesore në luftën Izrael-Hamas, me rreth 16 mijë njerëz të vrarë dhe dy nëna që humbin jetën çdo orë nga sulmi i befasishëm i Hamasit në Izrael.
Si rezultat i konflikti mbi 100-ditor vlerësohet se të paktën 3000 gra mund të kenë mbetur të veja dhe kryefamiljare teksa të paktën 10 mijë fëmijë llogaritet të kenë humbur baballarët e tyre, shkruan AP.
Në një raport të lëshuar të premten, agjencia vuri në dukje pabarazinë gjinore dhe barrën e grave që ikin nga luftimet me fëmijët dhe zhvendosen vazhdimisht.
Nga popullsia 2.3 milionëshe e territorit, thuhet se 1.9 milionë njerëz janë të zhvendosur dhe afër një milion janë gra dhe vajza që kërkojnë strehim dhe siguri.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi thotë se rreth 25,000 palestinezë janë vrarë në konflikt, 70% e tyre gra dhe fëmijë.
Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza - një e katërta e popullsisë - janë duke vuajtur urie.
Edhe
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra e fëmijë
Në Izrael, rreth 1200 njerëz u vranë gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi që shkaktoi luftën dhe rreth 250 njerëz u morën peng nga militantët.
Më shumë se 100 pengje besohet se ende mbahen rob në Gaza.