Shefi i Organizatës Botërore të Tregtisë pranoi të hënën se tregtia kontribuon në emetimet e karbonit, por thotë se një raport i ri i OBT-së vlerëson se heqja e tarifave dhe barrierave të tjera për tregtinë e produkteve energjetike miqësore me mjedisin mund të nxisë eksportet dhe të reduktojë emetimet.
Ngozi Okonjo-Iweala tha se raporti i fundit i Organizatës Botërore Tregtare me bazë në Gjenevë, publikimi i të cilit u bë në hapjen e konferencës së OKB-së për klimën, zbuloi se tregtia ka ndihmuar që çmimet e energjisë diellore të bien 97% që nga viti 1990.
Megjithatë, tregtia, si shumica e aktiviteteve ekonomike, emeton gaze serrë -- dhe emetimet e dyoksidit të karbonit të lidhura me eksportet ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve përbënin 30% të emetimeve globale të karbonit që nga viti 2018, thuhet në raport.