Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të rrisin masat anti-COVID si pasojë i variantit të ri të COVID-19 që është shfaqur në Britaninë e Madhe.
Sipas OBSH-së përveç Britanisë, nëntë raste të këtij varianti të ri të koronavirusit janë raportuar në Danimarkë, një në Holandë dhe një në Austri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Evropë, transmetimi i virusit është intensiv dhe i shpejtë, prandaj shtetet duhet të rrisin kontrollin dyfish me qëllim parandalimin e përhapjes” ka thënë OBSH-ja.
Disa vende evropiane vendosën të dielën të pezullojnë të gjitha fluturimet nga Britania pas zbulimit të llojit të ri të koronavirusit për të cilin Londra tha se ishte "jashtë kontrollit".
OBSH vuri në dukje shenjat paraprake që varianti ri mund të jetë në gjendje të përhapet më lehtë midis njerëzve, ai tha se nuk kishte asnjë provë për të treguar ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes, por kjo është gjithashtu nën hetim.
Javën e kaluar, Evropa u bë rajoni i parë në botë që kaloi 500,000 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, duke shënuar më shumë se 1.6 milion viktimë në të gjithë botën/Shqiptarja.com