Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19 dhe duhet të marrin të njëjtat masa paraprake sikurse pjesa tjetër e popullatës, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, tha sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“E kemi thënë dhe e përsërisim, të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund të transmetojnë virusin”, tha ai, gjatë një konference për shtyp.
“Duket se kthimet e rasteve në disa vende janë pjesërisht për shkak të të rinjve që kanë ulur vigjilencën e tyre gjatë verës, në hemisferën veriore”, shtoi Ghebreyesus.
Deri tash, nga pandemia kanë vdekur rreth 670 000 persona në të gjithë botën dhe më shumë se 17 milionë raste janë diagnostikuar që nga fundi i dhjetorit./AFP/
-
OBSH-ja fton qeveritë të mos zbusin masat anti-COVID
-
OBSH: COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike
-
OBSH-ja: Nëse pranojmë vdekjet e të moshuarve nga COVID-19 kemi dështuar si shoqëri
-
Të rinjtë s’janë të pathyeshëm nga koronavirusi, paralajmëron OBSH-ja
-
OBSH: Afro 10 mijë persona vdiqën nga COVID-19 muajin e kaluar nëpër botë