Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sëmundjet infektive po “dalin jashtë kontrollit”, me vetëm 13 nga 36 spitalet që funksionojnë pjesërisht në Gaza.
“Qoftë meningjit... diarre, sëmundje të frymëmarrjes, po flasim për sasi jashtëzakonisht të madhe të punës”, ka thënë drejtoresha e OBSH-së për rajonin, Hanan Balkhy.
Ndërkohë, stafi i organizatës që gjendet në territorit palestinez ka thënë se ka rritur dërgesat me pajisje mjekësore në objektet shëndetësore që kur armëpushimi hyri në fuqi.
Që nga fillimi i armëpushimit, sipas agjencisë së OKB-së për ushqimin në Gazë janë futur 560 tonë ushqim në ditë, por ka vlerësuar se kjo është pak.
-
OBSH-ja bën thirrje që të lejohen më shumë ilaçe në Gazë
-
OBSH: Izraeli u zotua se nuk do t’i sulmojë dy spitalet kryesore në Bejrut
-
OBSH: Situata me ndihmat në Gazë mbetet katastrofike
-
Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata, paralajmëron OBSH-ja
-
34 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në prag të takimit të OKB-së